Qeveria nuk arrin ta ule shkallën prej 30% të ekonomisë së zezë

Masat e ndërmarrë nga qeveria për parandalimin e ekonomisë së zezë dhe stimulimin e formave të tjera për legalizimin e bizneseve të reja, nuk arritur që të pengojë zhvillimin e ekonomisë së zezë.

Sipas portalit “Faktor”, ekonomia e zezë në Maqedoni arrin rreth 30 për qind nga GDP (Bruto Prodhimi Vendor), derisa përpara më lartë qëndron Bullgaria, ku ekonomia  e zezë shkon në 31, 2 për qind. Shqetësimet për rritjen e ekonomisë së zezë në Bullgari si anëtare e BE-së janë paraqitur edhe nga Brukseli, për shkak se nga kjo ekonomi arrijnë shifra prej 12,8 miliardë euro.

 Ndërsa nga ana tjetër, në Maqedoni nga ekonomia e zezë arrihen shifra prej 2 miliardë euro.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe Politikës Sociale në Maqedoni kanë prezantuar  kohë më parë  planin aksional për luftën kundër ekonomisë së zezë, e cila është dominuese në sektorët industri dhe turizëm dhe jo vetëm shitësit ambulant nëpër rrugët e vendit dhe tregtarët ilegalë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button