Gjiganti rus kërkon De Biasin

Trajneri i kombëtares shqiptare ka përfunduar në radarin e gjigantit rus.

Gianni De Biasi i premtoi besnikëri Shqipërisë edhe për kualifikimet e botërorit 2018, por klube të ndryshme evropiane janë duke u munduar ta joshin me oferta.

Trajneri i kombëtares shqiptare ka përfunduar në radarin e gjigantit rus, Spartak Moska, si njëri nga kandidatët kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës.

Rusët e Spartakut janë vënë në kërkim të një drejtuesi të ri për stolin, pas dorëheqjes së trajnerit Dmitri Alenichev, si rezultat i eliminimit të skuadrës nga Liga e Evropës në ndeshjen ndaj qipriotëve të AEK Larnaca.

Momentalisht, Spartaku i është besuar përkohësisht një tjetër italiani, Massimo Carrera, ish-koordinatorit teknik të Juventusit dhe Italisë, ku do të jetë pikërisht ai njeriu që do të drejtojë skuadrën deri në momentin kur klubi të emërojë trajnerin e ri.

Megjithatë, edhe pas interesimit të fortë nga nëntë herë kampionët e Rusisë, Gianni De Biasi duket tërësisht i përqendruar te edicioni i ri i Shqipërisë, me grumbullimin që do të nisë në fundin e këtij muaji, ku pas miqësores së 31 Gushtit ndaj Marokut, kuqezinjtë do të nisin eliminatorët e Botërorit ‘Rusi 2018’.

Ndeshja e parë të Grupit G, që do të luhet më 5 Shtator ndaj Maqedonisë në stadiumin e ri-konstruktuar të Shkodrës ‘Loro Boriqi’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button