Shefqet Krasniqi më i besueshëm se krerët e shtetit

Qytetarët duket se i besojnë më shumë imamit të Xhamisë së Madhe të Prishtinës, sesa krerëve të shtetit.

Këtë konstatim e ka nxjerrë agjencia e lajmeve “Prizren Post”, me anë të një ankete që e ka bërë në fund të vitit që e lamë pas.

Në mesin e 16 konkurrentëve artistë, politikanë, sportistë dhe persona me ndikim në shoqërinë shqiptare, Shefqet Krasniqi doli i pari.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi, dokun të jenë personat më të padëshiruar. Hiç më mirë nuk dolën as ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe ai aktual Edi Rama./ Prizren Post/

Lajme të ngjashme

Back to top button