Kurc kërkoi ndërprerjen e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE

Ministri austriak i Punëve të Jashtme kërkoi ndërprerjen e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE, duke vlerësuar se vijon dhe dështimi i marrëveshjes ndërmjet Brukselit dhe Ankarasë për ndalimin e fluksit të refugjatëve drejt Evropës.

“Marrëveshja me Turqinë është i paqëndrueshëm”, deklaroi Kurc mbrëmë në intervistën për televizionin shtetëror austriak ORF, duke shtuar se BE duhet t’i përmbushë detyrat e veta, të mbetet e pavarur nga Turqia dhe të mos lejojë të shantazhohet nga ana e Ankarasë.

Sipas tij, ndërprerja e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE është pasojë e domosdoshme në faktin që Ankaraja “viteve të fundit vazhdimisht po largohet nga Evropa”.

Në intervistën pranoi se në BE nuk eksziston koncensus rreth ndërprerjes së negociatave me Turqinë, por theksoi se me qëndrimet e tij dakordohen shumë liderë evropianë.

Shefi i diplomacisë austriake konsideron se edhe Turqia nuk i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave, dhe për shkak se, sipas tij, BE nuk do t’i heqë vizat për qytetarët turq, do të vijojë dështim i marrëveshjes për refugjatët.

Deklaratat e tilla të Kurcit u ndërlidhën me qëndrimet e ngjashme që ditëve paraprake i  prezantuan kancelari austruak Kristijan Kern dhe ministri i Mbrojtjes së Austrisë, Hans Peter Doskocil.

Në deklaratat e Kernit dhe Doskocilit, reagoi shefi i diplomacisë turke Mevlut Çavushoglu, i cili vlerësoi se Austria është bërë “qendër e racizmit radikal”, edhe ministri i Çështjeve Evropiane Omer Çelik, i cili kancelarin austriak e krahasoi me të djathtët ekstremistë.

Për shkak të deklaratave të Çavushoglut dhe Çelikut, Kurc mbrëmë i ka ka dorëzuar notë proteste ambasadorit turk në Vjenë, Hasan Gegis.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button