Bajrami: Ndaj Vardarit kërkojmë vetëm rezultat pozitiv

Të dielën fillon sezoni i ri futbollistik i Maqedonisë, ku në xhiron e parë derbi i javës do të luhet në Strumicë në mes dy ekipeve nga kryeqendra e Maqedonisë, Vardari dhe Shkupi.

Skuadra e FC Shkupi ka vazhduar me stërvitje intensive para ndeshjes së parë të kampionatit të ri, kur të dielën do të përballet me kampionin aktual KF Vardarin nga Shkupi.

Faza përgatitore ka qenë mjaft e mirë dhe ekipi duket të jetë mirë i përgatitur, ndërsa edhe ndeshjet kontrolluese që ka luajtur Shkupi kanë treguar se ndryshimet e vogla që kanë ndodhur në skuadër, nuk kanë bërë që të ndjehet ndonjë mungesë e madhe.

Pikërisht në vigjilje të ndeshjes së nesërme ka folur futbollisti me përvojë, Muharem Bajrami, i cili mes tjerash ka potencuar se kjo është vetëm ndeshja e parë dhe se Shkupi do të kërkojë rezultat pozitiv.

“E kemi parasysh se epitetin e favoritit në këtë ndeshje e ka Vardari, i cili sezonin e fillon si kampion aktual dhe padyshim që ka një ekip kualitativ. Sigurisht se ne nuk mendojmë në asnjë rezultat tjetër përveç se në atë pozitiv, ku edhe barazim për ne është i pranueshëm. Mendoj se kemi ekip kompakt, pasi që nuk kemi ndryshime në skuadër, në përjashtim të largimit të Mevlan Muratit.

Edhe përkundër faktit se është derbi, ne duhet që këtë ndeshje ta marrim me qetësi, pasi që është vetëm ndeshja e parë e kampionatit, që është mjaft i gjatë. Shpresoj se me paraqitje të mirë të ekipit të përsërisim lojën e vitit të kaluar kur në xhiron e parë ndaj Vardarit luajtëm baras 2:2”, ka thënë Muharrem Bajrami.

Skuadra e Shkupit do të vazhdojë me stërvitje edhe sot (e shtunë), ndërsa nesër në mëngjes do të niset për Strumicë, ku do të ketë karantin ditor, që sa më mirë ta pret ndeshjen. Shkaku i dënimit që ka skuadra e Vardarit, është vendosur ndeshja të luhet në Strumicë, në stadiumin “Mlladost”, ndërsa ndeshja është shpallur e rrezikut të lartë dhe nuk do të lejohen të hyjnë tifozë mysafir. Përballja Vardari – Shkupi fillon në orën 20:00, ndërsa si zakonisht kjo në faqen zyrtare të FFM-s, do të ketë transmetim të drejtpërdrejt.

Të dielën takohen: Vardari – Shkupi ora 20:00, Pobeda – Pelisteri, Bregallnica – Renova, Makedonija Gj.P. – Rabotniçki, të gjitha këto ndeshje fillojnë në orën 17:30, ndërsa dueli Sileksi – Shkëndija luhet të hënën me fillim në orën 17:30. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button