Gruevski dhe Ivanovi do ti këmbejnë pozitat

Mitko Jovanov, kolumnë – “Heronjtë e drejtësisë dhe demokracisë gjatë 7 viteve të kaluara”, Sloboden Peçat
Beteja politike  me pushtetin jopolitik fitohet përmes mbrojtjes së qytetarëve  në pozitë të pafavorshme, e jo përmes debateve të salonit, matematikave zgjedhore, citateve nga Habermasi dhe teoristëve tjerë.

Erol Rizaov, kolumnë –“ Gruevski president, Ivanovi kryeministër”, Utrinski Vesnik
Pyetja kyçe është se si para zgjedhjeve të krijohen njëkohësisht marrëdhënie të relaksuara dhe të mprehta ndëretnike. Veçmas për zgjedhjet presidenciale,  veçmas për  ato parlamentaret. Pasi që kjo është e pamundur, me siguri në pranverë do të shkojmë më presidencialet, e në vjeshtë me parlamentaret. 

Nano Ruzhin, kolumnë –“ Viti 2014 do të jetë me ngjyrë vjollce, me rreziqe dhe i paparashikueshëm”, Utrinski Vesnik
Urrejtja ndëretnike dhe ksenofobia do të zmadhohen, e 2014 do ti përngjajë 1914-ës. Të gjithë do të dëshirojnë paqe, por askush nuk do të bëjë diçka që paqja të arrihet.

Katerina Neshkova, koment – “Mirëfqinjësia diplomatike”, Dnevnik
Iniciative e Serbisë për ambasada të përbashkëta të shteteve të rajonit pikërisht në këto vende nuk duhet të na duket si hap i çuditshëm, edhe pse në shikim të parë duket çuditshëm. Për shembull – Ambasada e Serbisë, Malit të Zi dhe e Maqedonisë në Lima.

Lindita Kadriu , kolumnë  – “Festë mobile”, Dnevnik
Kur për pushime vjen në shtëpi, ka kohë për të farefisin, i viziton të gjithë miqtë. Kur del në qytetin e lindjes, kjo i ngjan një performimi të vogël. Për këtë, çdo ardhje e tij i ngjan titullit të Heminguejit.

Kole Manev, kolumnë –“ Ku jeton gjyshi më i mirë në botë?”, Dnevnik
Per Noel ose Babadimri paraqet figurë simbolike e cila përhap mirëqenie dhe njerëzi, dhe pikërisht për këtë shkak është personi më i pranuar dhe më i njohur në botën moderne.

Ivana Kostovska, kolumnë –“ A e hapët derën për koledarët Romë?”, Dnevnik
Kush mundet tek ne të gjenden në listën e filantropëve më të mëdhenj, dhe a do të na vjen turp se rëndë është të bëhet listë prej 10 njerëzve, e jo më prej 30.

Branko Gjorgjevski, kolumnë – “ Kisha të zbrazëta në tokën e fetarëve”, Dnevnik
Përgjigjja në pyetjen për tempujt e zbrazët ekziston te çdo kush, pak a shumë. Festa e  madhe që kaloi dhe tjerat që pasojnë janë mundësi  që të gjithë që besojnë se sakrifica e Jezus Krishtit nuk ka qenë e kotë, të rimendohen, që të shihet se kush dhe ku duhet të ndryshojë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button