Bashkëpunimi diplomatik Maqedoni – Serbi, reagon RDK

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) në Maqedoni ka theksuar se bashkimi i përfaqësimit diplomatik i Maqedonisë me Serbinë paraqet hyrje në realizimin e pjesës së dytë të referendimit për pavarësi.

“Kohëve të fundit gjithmonë e më të zëshme janë idetë për unione të ndryshme që në esencë synojn riaktivizimin e ish Jugosllavisë por me emërtime tjera. Është interesante se këto ide vijinë nga politikanet e një shteti të cilët kur nuk arritën të transformojnë ish RSFJ-në në Sërbosllavi shkatërruan ish shtetin e përbashkët duke vrarë me qindra mijëra persona dhe duke shpërngulur me miliona njerëz. Është lehtë që të dilet me ide vizionare për përfaqësi diplomatike të përbashkët me çka kinse do të zvogëlohen shpenzimet dhe do të rritet efikasiteti i ambasadave nëpër vende ku mund t’u iket shpenzimeve të këtilla. Por parashtrohet pyetja a janë të realizueshme idetë e këtilla. Fillimisht të analizojmë nga është marrë modeli në fjalë? Modeli i këtillë quhet ai “skandinav”.
Nëse ky model funksionon në shtetet skandinave të cilat nuk kanë gati asnjë çështje kontestuese në raportet ndërrmjet njëra-tjetrës nuk do të thotë se mund të implementohet edhe tek ne. A me të vërtetë dikush mendon se e kemi arritur këtë shkallë të mirëkuptimit dhe tolerancës ndërmjet shteteve të këtij territori?. Në një territor si ky i yni ku ekzistojnë një sërë çështjesh kontestuese duke filluar nga kufinjt, historia, identiteti, çështjet nacionale, gjuha dhe shumë të tjera duket mjaftë ironike pranimi i këtij propozi. Ajo që befason janë deklarimet e fqinjit verior (apo vëllait të madh) se nuk do ketë gati asnjë problem me Maqedoninë e Malin e Zi deklarime që japin shenjë se çdo gjë është kryer dhe se pritet vetëm nënshkrimi për marrëveshje, të këtillë janë mjaft simptomatike”, thekson RDK. 

Sipas RDK-së, kanë qenë mjaft befasuese edhe disa marrëveshje të nënshkruara me Serbinë si bashkëpunimet mes policive të dy vendeve, që sipas saj duken neve mjaft absurde por nëse analizohet më thellë qëllimi i tyre shohim se kah çon kjo rrugë. “Nëse qëllimi është ‘disiplinimi’ i shqiptarëve atëherë marrëveshjet e këtilla nuk befasojnë?!. Është për tu potencuar fakti që përfaqësuesit e BDI-së në qeveri nuk kanë kurfarë iniciative dhe asnjëherë nuk dolën me propozime për bashkëpunim dhe bashkëpërfaqësim të Maqedonisë me Shqipërinë dhe Kosovës dhe në këtë mënyrë të testojnë vullnetin e partnerit të tyre VMRO-së në raport me shtetet shqiptare në Ballkan. Përmbajtja specifike e marrëveshjes për bashkëpunim të Maqedonisë me Sërbin dhe së fundi dakordësimi për përfaqësim të përbashkët diplomatik kundërmon se i ka ardhur koha aktivizimit të pyetjes së dytë të referendimit për pavarsim me përmbatje: “A jeni për pavarsim të Maqedonisë nga RSFJ me të drejtë bashkimi me ndojërën nga republikat e ish Jugosllavisë?”, reagon RDK.

Lajme të ngjashme

Back to top button