fbpx

FIFA, Infantino angazhon drejtor për strategji

Komiteti i Etikës në Federatën Botërore të Futbollit (FIFA) ka hedhur poshtë akuzat ndaj presidentit Gianni Infantino, pas dyshimeve se ka bërë shkelje duke përdorur fluturime private, raporton Anadolu Agency (AA).

Komiteti në fjalë njoftoi se ka përfunduar hetimi formal, për dyshimet rreth konfliktit të interesave dhe marrjen e papërshtatshme të dhuratave. Në këtë mënyrë konfirmohet se nuk ka shkelje të kodit etik të FIFA-s nga ana e Infantino-s.

Nga FIFA theksojnë se Infantino ishte mysafir i fluturimeve të Qeverisë së Rusisë dhe Katarit, organizatorët e ardhshëm të Kampionateve Botërore dhe ish-të punësuarit të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), ku këto informacione u publikuan përmes mediave. Në njoftim thuhet se “këtë benefit nuk e konsiderojnë të papërshtatshëm”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close