Suk Impeks triumfoi te “Hoxhë Jakup Asipi”

Suk Impeks është fitues i turneut të katërt përkujtimor në futboll të vogël i cili zhvillohet për nderë të hoxhës së ndjerë, Jakup Asipi, e që edhe kësaj radhe ndeshjet u laujtën në sallën e sporteve në Sllupçan të Kumanovës.
Suk Impeksi në finalen e madhe për kundërshtarë kishte ekipin tjetër nga Shkupi Juventus, ndërsa rezultati përfundimtarë ishte 2:1. 

Orhan Ibishi shënoi i pari për Juventusin, e që në fund doli që ky të jetë goli i vetëm për bardhdeznjtë. Suk Impeks me golat e shënuar nga Erkan Seferi dhe Rexhep Sulejmani siguroi fitore dramatike. 

Futbollisti më i turneut u shpall Vedat Asllani nga ekipi kampion Suk Impeks. Edhe portieri më i mirë ishte nga fituesi i titullit, Berat Jakupi. Jevntusi kishte në radhët e saja golashënuesin më të mirë, e ai ishte Xhevdet Shabani. 

Me mirënjohje u nderian boksieri Nuri Seferi, kampioni evropian në karate për U21, Berat Jakupi, nënkryetari i FFM-së, Muhamed Sejdinin si dhe për ndihmës seleksionuesi i Maqedonisë në futboll, Argjend Beqiri, si dhe të gjitha meidiat nga vendi ynë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button