Halep, vazhdon operacioni opozitar për thyerjen e rrethimit

Opozitarët sirianë theksuan se kanë shënuar avancim serioz në operacionin për të hyrë në zonat në Halep që prej një muaji po mbahen të rrethuara nga regjimi i Bashar al Asadit, operacion ky i cili është ndërmarrë nga pjesa jugperëndimore e qytetit dhe i cili po vazhdon që nga fillimi i javës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së i ka siguruar nga burimet opozitare, në operacionin për thyerjen e rrethimit në të cilin krahas Xhejsh’ul Fet’h po marrin pjesë edhe pjesëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe i cili është po zhvillohet nga jugperëndimi drejt qendrës, opozitarët kanë arritur të marrin nën kontroll shumë pozicione nga regjimi.

Operacioni po zhvillohet në një sipërfaqe prej 20 kilometrash katrorë në jug të qytetit, ndërsa diametri i tij është afruar deri në një kilometra e gjysmë afër vendbanimeve që janë nën kontroll të opozitarëve e të cilat mbahen të rrethuara nga regjimi prej një muaji.

– Opozitarët u afrohen në muret e shkollës së artilerisë

Në operacion po marrin pjesë nëntë mijë opozitarë të armatosur, ndërkaq, në ditën e parë të tij opozitarët arritën t’i marrin nën kontroll Shkollën Hikmet, e cila është një nga selitë më të mëdha të milicëve shiit në Halep, dhe kodrat rreth saj. Në ditën e dytë kanë marrë nën kontroll kodrën Xhemijet, fshatin Amirije, 1070 banesa dhe rrethin Ramuse, ndërkohë që ata janë afruar deri te muret e shkollës së artilerisë.

Gjatë operacionit, aeroplanët ushtarakë të Rusisë i dolën në ndihmë regjimit për t’i ndalur opozitarët duke organizuar sulme të ashpra në zonat e luftimit, ndërkohë që nga ana tjetër opozitarët kanë vrarë shumë nga ushtarët e regjimit dhe kanë shkatërruar tanke ushtrisë së tij.

Burimet theksojnë se marrja e shkollës së artilerisë do të luajë rol kyç në thyerjen e rrethimit në Halep dhe se opozitarët që nga dita e djeshme po e bombardojnë atë në mënyrë intensive.

Burimet po ashtu bënë të ditur se forcat opozitare po e bombardojnë intensivisht edhe Akademinë Ushtarake, e cila gjendet në hyrjen perëndimore të qytetit dhe e cila llogaritet si porta e zonave që regjimi sirian po i mban nën kontroll në qendër.

Ndryshe, muajin e kaluar regjimi kishte arritur ta marrë nën kontroll rrugën Kastillo që llogaritej si pika e vetme dalëse e opozitarëve në qytet, dhe në këtë mënyrë zonat opozitare ngelën nën rrethimin e forcave të regjimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button