Dehari i katërti në “Bad Viessee”

Skitari shqiptar, Dardan Dehari, ka shënuar edhe një sukses në garat ndërkombëtare të skijimit. Ai në disiplinë e sllallomit në Qendrën dimërore “Bad Viessee” në Gjermani ka shënuar rezultat të shkëlqyer, duke u përfunduar në pozitën e katërt, me rezultatin e përgjithshëm pas dy lëshimeve 1:12.00.

Fitues në këtë garë ka dalë reprezentuesi tjetër nga Maqedonisë, Antonio Ristevski me rezultatin e përgjithshëm 1.11.22, e pas tij në cak i dyti ishte rusi Viktor Polinkovskit dhe i treti gjermani Georg Hegele. 

Për Ristevskin dhe Deharin, të cilët udhëhiqen nga seleksionuesi, Ivan Lesevski, është ky një sukses i madh para Lojërave Olimpike Dimërore, të cilat do të mbahen nga 6 deri më 23 shkurt në Sochi të Rusisë, ku pritet pjesëmarrje e sigurt edhe e këtyre dy skitarëve nga Maqedonia. Lista përfundimtare e atyre që udhëtojnë për Rsui, do të publikohet me 19 janar.

Lajme të ngjashme

Back to top button