Përleshje fizike në burgun e Shtipit

Në Burgun e Shtipit dje, pas një zënke verbale, disa të burgosur janë rrahur me ç’rast njëri ka përfunduar në Spitalin klinik me hundë të thyer.

Siç kumtoi policia, rastin e ka paraqitur shefi i turnit, sipas së cilit fizikisht është sulmuar i burgosuri S.M. nga Shkupi. Nëpunësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se pas një zënke paraprake midis S.M. dhe B.I. nga Koçani, S.M. fizikisht e ka sulmuar B.I..

Ai është ankuar te T.P. nga Shën Nikolla dhe S.G. nga Shkupi, dy të burgosur në burgun e Shtipit, me ç’rast e kanë sulmuar S.M., duke e goditur me grushte dhe shqelma në pjesën e kokës dhe trupit.

I kanë shkaktuar lëndime të dukshme, në hundë. S.M. është transferuar në Spitalin klinik të Shtipit për t’i sanuar lëndimet. Është bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes. Janë duke u ndërmarrë masat për pastrimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button