Është Maqedonia në të vërtetë një shtet i dehur?

Në Maqedoni për çdo vit nëse llogaritet për kokë banori, konstatohet se një person pin 20 litër alkool, dhe lirisht mund të thuhet se është ndër vendet më të dehura në botë, transmeton e përditshmja Vest.

Këto të dhëna i ka shpallur ‘Agrotikveshija’ dhe vinaritë e vendit duke bërë përllogaritë përmbyllëse, ndërsa sipas  të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Uganda me rreth 20 litër alkool për kokë banori, konsiderohet si shteti më i dehur në botë.

Ja sipas OBSH, cilat janë vendet më të dehura në botë:
1. Uganda me 19.47 litër për banor në vit

2. Luksenburgu me 17.54 litër për banor në vit

3. Çekia me 16.21 litër për banor në vit

4. Irlanda me  14.45 litër për banor në vit

5. Moldavija me 13.88 litër për banor në vit

6. Hungaria me 13.60 litër për banor në vit

7. Franca me 13.54 litër për banor në vit

8. Bermuda me 12.92 litër për banor në vit

9. Gjermania me 12.89 litër për banor në vit

Lë ti hedhim një shikim nga afër të dhënave të OBSH.

Mesatarja e konsumit global është 6.13 litra e alkoolit shqeto për person të moshës mbi 15 vjeç, në vit.

Europa, në të kundërt, konsumon 12.18 litra në vit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button