MPPS le pas dore çerdhet në vendbanime shqiptare?

Për një komunë prej rreth 4 mijë banorësh, atë të Rakotincit, Qeveria ka arritur të përfundojë punimet dhe të lëshojë në përdorim çerdhe fëmijësh, në të cilën do të edukohen vetëm 26 fëmijë.

Kjo çerdhe ka kushtuar 2 milion denarë, ndërsa kjo Komunë numëron vetëm 4.144 banorë, prej të cilëve 700 janë të rinjë nën moshën 18 vjeçare.

Por për një Komunë të madhe si Saraji që numëron rreth 35.751 banorë, MPPS akoma nuk ndanë mjetet e duhura për të përfunduar çerdhen e cila ka filluar të ndërtohet në vitin 2009.

‘Është në fazën përfundimtare çerdhja, si duket punë kryersi që e ka zgjedh MPPS, ka pasur vonim me pagesa dhe ka ngecur çerdhja. Takimin e fundit e patëm javën e kaluar dhe kërkuam sqarim se kur pritet të kryhen punët, ata na thanë se janë diku 20 ditë në pyetje dhe përfundojën punimet rreth objektit’ tha Beqir Muhamedi, shef kabineti i kryetarit të Komunës Saraj.

Ish kryetari i Komunës së Studeniçanit, Fati Iseni, kishte paralajmëruar se do të ketë çerdhe edhe atje, por kryetari aktual me të ardhur në funksion për Portalb patë thënë se çerdhe nuk do të ketë.

Nuk do të ketë çerdhe në Studeniçan. Kemi prioritete tjera, çerdhen është dashur ta realizoj vetë Iseni, ka thënë Azem Sadiku.

‘Është prioritet i Qeverisë dhe MPPS-së, që të sigurojmë kushte bashkëkohore për fëmijët e zonave rurale, ndërsa ky është projket pjesë e zgjerimit të rrjetit për çerdhe fëmijësh në vend, ku deri tani janë hapur gjithsej 14 të tilla’ tha Dime Spasov, gjatë lëshimit në përdorim të kësaj çerdhes në Rakotincë, të dielën e fundit të vitit 2013.

Ndryshe, sipas të dhënave zyrtare në ueb faqen e Komunave rurale si Saraji dhe Studeniçani, thuhet se Saraji me fshatrat e saja, sipas regjistrimt të fundit ka 35.751 banorë.

Kryesisht jeton popullatë shqiptare, por jetojnë edhe maqedonasit, boshnjakët, romët dhe të tjerët me numër të pacaktuar.

Nga ana tjetër në atë të Studeniçanit ka 19 fshatra prej të cilave 18 janë të banuara kurse nga një fshat (Kalldirec) të gjithë banorët janë të shpërngulur.

Studeniçani ka gjithsësej 17246 banorë, rreth 12 mijë janë shqiptarët ndërsa të tjerët i përkasin etnitetve tjera./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button