Rita Ora braktis Londrën për…

Duket se këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka vendosur që të jetoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pranë të dashurit të saj Calvin Harris.

Mediat britanike thonë se ajo e ka ndërmend ta braktisë Londrën, pasi Harris i ka kërkuar gjatë Krishtlindjes që të jetojnë së bashku në shtëpinë e tij në Los Angelos të SHBA-së.

Një mik i këngëtares së hitit ‘How We Do’ tha se këngëtari 29-vjeçar i ka kërkuar asaj që të zhvendosen në ‘qytetin e engjëjve’ në mënyrë që angazhimet profesionale të mos sjellin ndarje mes tyre.

“Nuk është sekret se kishte periudha gjatë vitit që shkoi kur ata ishin të mërzitur dhe të lodhur nga njëri tjetri. Nuk është e lehtë për një çift të ri të shpenzojë javë larg njëri tjetrit”, thotë një burim brenda çiftit. 

Gjatë Krishtlindjeve, Calvin ka kërkuar nga Rita që të lëvizin drejt Los Angelesit me banim, kështu që ata do të lidheshin edhe më shumë.

Ai beson se lidhja e tyre mund të zgjasë dhe të përforcohet, nëse qëndrojnë afër njëri tjetrit”, tha burimi.

Pasi e ka menduar për disa ditë, raportohet se Rita i ka thënë ‘po’ propozimit të dashurit të saj dhe se shum shpejt pritet të merr rrugën për në Los Angeles.

Lajme të ngjashme

Back to top button