NATO-ja, Turqia dhe Erdogani

Shtetet e Bashkuara dërguan përfaqësuesit e tyre më të lartë të forcave të armatosura në Ankara për të reduktuar dëmtimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara, Turqisë dhe pjesës tjetër të NATO-s. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara Joseph Dunford tha se SHBA-ja do të vazhdojë të luftojë për demokracinë në Turqi. Ai dënoi tentim grusht shtetin në këtë vend, transmeton Zëri.

Të njëjtën gjë e bëri edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dy ditë pas puçit të mbetur në tentativë në një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Stoltenberg tha se Turqia duhet t’i  kushtojë vëmendje sistemit të vet demokratik, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Qeveria turke është e pakënaqur me, sipas mendimit të saj, solidaritetin shumë të përmbajtur. Vetë Erdogan kërkoi gjatë debateve televizive që politikanët evropianë të rangut të lartë ta vizitojnë Turqinë. “Spastrimet” në ushtrinë turke, që në shënjestër kanë të dyshuarit për grusht shtetin në tentativë, NATO-ja nuk i ka komentuar zyrtarisht. Ndërrimi i trupave në Shtabin e NATO-s është e drejta e secilit shtet anëtar, mund të dëgjohet jozyrtarisht në Bruksel.

Në preambulën e Kartës së NATO-s shkruan ndër të tjera edhe për vlerat demokratike dhe bazat e Aleancës. Por gjatë Luftës së Ftohtë në Aleancë ato nuk ishin aq të ndjeshme. Portugalia në vitin 1949, kur mori pjesë në bashkëthemelimin e NATO-s, ishte një diktaturë. Gjatë gjithë historisë së NATO-s Turqia dhe Greqia, pas përballjeve me grusht shtet disa kohë, ishin nën sundimin ushtarak.

Që nga fundi i Luftës së Ftohtë në vitet ’90-a, në mënyrë të veçantë theksohet sistemi politik i vlerave të NATO-s si një bashkësi. Në veçanti shtetet e reja anëtare, të cilat aspirojnë në NATO, duhet të jenë vende në të cilat është prezent sundimi i ligjit. Por NATO-ja është politikisht shumë më pak e ndërthurur nga Bashkimi Evropian. Për shembull, Turqia dhe Greqia për shkak të konfliktit mbi Qipron ende e shikojnë njëra-tjetrën me dyshime të veçanta. Shtetet e Bashkuara pas pushtimit turk të Qipros së Veriut në vitin 1975 vendosën embargo ndaj Turqi.

Sa e rëndësishme është Turqia në NATO?

Forcat ajrore amerikane kanë në “Incirlik”, afër qytetit Adana, një bazë të madhe të forcave ajrore me rreth 2,000 ushtarë. Kjo bazë përdoret për sulmet ajrore mbi pozicionet e organizatës terroriste ISIS në Siri dhe Irak. “Incirlik”-u ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftërat në Gjirin Persik dhe në misionin e NATO-s në Afganistan. Atje paraprakisht janë të vendosur 250 ushtarë të Bundeswehr-it gjerman dhe avionë zbulues tornado.

“Incirlik”-u nuk është një bazë e NATO-s. Baza e NATO-s është e vendosur në qytetin port të Izmirit. Atje ndodhet një nga pesë selitë kryesore të NATO-s përgjegjëse për operacionet e mëdha të forcave tokësore dhe koordinimin e tyre. Në përgjithësi, është vlerësuar se trupat e NATO-s përdorin pjesërisht objektet në 20 lokacione në Turqi. Ushtria turke është e dyta më e madhe në NATO, pas forcave ushtarake amerikane. Turqit deri më tani kanë marrë në të gjitha operacionet e NATO-s në Afganistan, në Ballkan, në Siri apo Libi. Përveç kësaj, NATO-ja tashmë ka instaluar një sistem radari për mbrojtjen nga raketat në Turqi.

A do të ketë konflikt rreth bazës në “Incirlik”?

Presidenti Erdogan me zë të lartë kërkon nga Shtetet e Bashkuara për të ekstraduar Fethullah Gylenin, të cilën ai e konsideron përgjegjës për grusht shtetin në tentativë. Autoritetet amerikane duan të marrin në konsideratë këtë kërkesë, kur Turqia të ofrojë dëshmi bindëse. Gylen, i cili jeton në SHBA, mohon çdo lidhje me puçistët.

Turqia vetëm dy vjet më parë i dha SHBA-së të drejtën e përdorimit të bazës në “Incirlik” për sulmet ajrore kundër ISIS-it. Këtë Ankaraja mund të përdor si një mjet presioni në konfliktin mbi ekstradimin e Gylenit. Përveç kësaj, qeveria turke ka kritikuar SHBA-në se po mbështet grupet kurde në luftën kundër ISIS-it në Siri. Turqia beson se këta kurdë janë terroristë.

A mundet NATO-ja ta detyrojë apo ta përjashtojë Turqinë?

NATO-ja nuk parashikon asnjë procedurë dënimi apo përjashtimi nga Aleanca. Marrëveshja e Washingtonit mund të ndërpritet vetëm nga vetë shtetet anëtare. Ajo çfarë mund të bëjnë komisionet e NATO-s në Bruksel është të bëjnë trysni politike mbi Turqinë në mënyrë që qeveria të veprojë në përputhje me sundimin e ligjit dhe të mos shfrytëzohet gjendja e jashtëzakonshme, e cila është aktualisht në fuqi.

Rëndësia dhe aftësia për të vepruar e forcave turke të sigurisë në NATO pas grusht shtetit në tentativë do të zvogëlohet, thotë ish-shefi i NATO-s për Evropë, James Stavridis.

Ushtria do të luftojë për pozitën e saj në vend, konsideron Stavridis. “Kjo do të ketë një efekt paralizuese në aftësinë e aktiviteteve ushtarake. Disa aktivitete në bazën ajrore ‘Incirlik’ janë duke vazhduar, por bashkëpunimi i përgjithshëm i Turqisë me NATO-n dhe SHBA-në është ngrirë në disa sfera”, paralajmëron Stavridis.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button