Facebook i shpallë “luftë” faqeve që postojnë tituj mashtrues

Kjo përpjekje e Facebook vjen si qëllim për shfaqjen e përmbajtjes sa më origjinale tek përdoruesit e saj, si dhe shmangjen e publikimeve nga mediat online të cilat vendosin edhe titij mashtrues të cilët më pas i nxisin njerëzit të klikojnë në faqet e tyre. Facebook tha se përditësimi do të vijë brenda disa javëve të ardhshme.

Artikujt e njohur si “Clickbait” janë ato të cilat krijojnë pasiguri në titull, dhe kërkojnë nga lexusit që të klikojnë në faqe për të gjetur informacionin që faqja e kishte premtuar në titull.

Sistemi i Facebook-ut do të mësojë gradualisht domenet e faqeve të cilat në vazhdimësi postojnë artikuj me tituj “mashtrues”, dhe pas identifikimit të tyre rrjeti social do t’i zhvendosë ato në fund të News Feed.

Nëse një faqe në Facebook më pas ndalon postimin e titujve të tillë, algoritmi i Facebook do ta vërejë një gjë të tillë dhe do faqja më nuk do jetë e prekur nga ky ndryshim. /Infofokusi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button