Strugë, sonte fillon Festivali i 25-­të jubilar “Këngë Jeho”

Festivali i sivjetëm shënon një çerek shekulli të funkcionimit, me interes të ruajtjes, përtrirjes dhe kultivimit të këngës popullore shqipe, valles popullore, kostumeve të rajoneve dhe viseve të ndryshme të gjeografisë shqiptare. Festivali vazhdon të mbetet festival jo garues por revial, por megjithate nuk do te mbetet pa vlerësimin e profesionistëve të fushave përkatëse, për të përmirësuar mangësitë dhe lëshimet eventuale. njofton Kultplus.

Përgatitjet për mbajtjen e festivalit tradicional të këngëve të përpunuara dhe të stilizuara “Këngë Jeho 2016″­ – Strugë tashmë kanë përfunduar dhe vetëm pritet sinjali për fillimin e festës së 25 vjetorit të këtij festivali. Festivali fillon sot në ora 19:00, me parakalimin tashmë tradicional të ansambleve pjesëmarrëse rrugëve të qytetit, për t’u kthyer në Sheshin “Nënë Tereza”, ku në skenën e hapur të festivalit, aty ku bashkohen rrugët, Drini dhe populli, artistët do të shpalosin vlerat artistike, koreografike, kostumografike si dhe ato etnokulturore kombëtare shqiptare.

Drejtori i festivalit “Këngë Jeho” Dilaver Lloga u shpreh se përkundër faktit që festivali është me karakter republikan, Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë ka ndarë vetëm 400 mijë denarë­afro 7 mijë euro.

“Për sa i përket komunës së Strugës, na janë premtuar po aq mjete s aka ndarë edhe Ministria e kulturës, ndërsa pjesën tjetër të shpenzimeve të festivalit do t’i përballojë sponsori general ‘Ing.Luli'”, deklaroi drejtori Lloga.

Skenari dhe regjia e festivalit këtë vit i është besuar profesorit Dilaver Kryeziu nga Prishtina, i cili shprehu mirënjohjen për nderin që i është besua festivali jubilar, shënimi i një çerek shekulli të festivalit. “Në këtë festival kanë defiluar shumë shoqëri kulturore artistike dhe ansamble nga mbarë hapsira shqiptare, përfshirë edhe shqiptarët e diasporës, shqiptarët e Turqisë si dhe arbëreshët e Italisë dhe arbëneshët e Zarës, që kanë shpalosur vlerat kulturore artistike, muzikore, koreografike e kostumografile shqiptare.

Në këtë festival kanë marrë pjesë emrat më të njohur të këngës shqiptare bashkë me shumë koreograf përfshirë këtu edhe baletmaestron e pazëvëndësueshëm, të Madhin Panajot Kanaçi. Shpresojmë tia dalim mbarë festivalit të 25 jubilar”, përfundoi Kryeziu.

Gjatë tre mbrëmjeve sa do të zgjasë festivali, 5, 6 dhe 7 gusht, në skenë do të ngjiten 13 ansamble dhe shoqëri kulturore­artistike nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, dhe ansambli i shqiptarëve nga Bursa e Turqisë. Vlen të theksohet se edhe këtë vit, nuk do të mungojë pjesëmarrja e artistëve shqiptar nga “Unionin Artistik i Kombit Shqiptar” që drejtohet nga drejtuesi i këtij asociacioni Azgan Haklaj.

Sonte pas ceremonisë solemne të hapjes, në skenën e hapur para publikut siparin do ta hapë Ansambli “Tirana” nga Tirana, dhe më pas do të vazhdojnë: Ansambli “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova, SHKA “Rrapsha” nga Mali i Zi, Ansambli “Nakem” nga Bursa e Turqisë dhe SHKA “Shpresa” nga Veleshta. Mysafirë të natës së parë të festivalit do të jenë: Besjana Memeti, Shkodran Tolaj dhe Arif Vladi.

Natën e dytë të festivalit në skenë do të ngjiten SHKA­të: “Rrajca” nga Librazhdi, “Xheladin Zeqiri”­ Tetovë; “Nakem” nga Bursa e Turqisë, “Rrezet e Strugës” –Strugë, “Bajram Shabani”­Kumanovë dhe Ansambli “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova. Mysafire e mbrëmjes do të jetë Bora Kaba.

Në natën e tretë përmbyllëse, në skenë do të ngjiten Ansambli “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova, SHKA “Shqiponja” nga Saraji i Shkupit dhe Ansambli Kombëtar “Shota” nga Prishtina, ndërsa publiku do të mirëpresë edhe këngëtaren e mirënjohur shqiptare Dava Gjergji si mysafire e festivalit.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ky festival është dhe do te mbetet perla e shqiptareve të Maqedonisë. Respekte për drejtorin z. Dilaver LlOGA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button