Kryengritësit sirian vrasin 34 mercenarë të huaj

Të paktën 34 mercenarë që luftojnë në krah të grupeve të ndërlidhura me Al-Kaidan në Siri, janë vrarë nga kryengritësit sirian gjatë tri ditëve të fundit, bëri të ditur sot Observatoriumu Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Vrasjet thuhet se janë bërë gjatë luftimeve në rajonin Jabal al-Zawiya, i cili ishte arenë e konfrontimeve të përgjakshme ndërmjet të aleancës së kryengritësve kundër Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL).

Rami Abdulrahman, drejtori i Observatoriumit me seli në Londër, tha se shumica e të vrarëve ishin pjesëtarë të ISIL, kurse pjesa tjetër e grupit Jund al-Aqsa.

Verifikimi i raportit të kësaj organizate është vështirë i realizueshëm në terren, për shkak të kufizimeve të mëdha dhe rrezikut që i paraqitet medieve ndërkombëtare në mbulimin e luftës në Siri.

Më se 100 mijë njerëz vlerësohet se kanë vdekur gjatë tri vjetëve sa po zgjat lufta në Siri, që u nis pas kryengritjes së popullit për të rrëzuar presidentin Bashar al-Assad.(rel)

Lajme të ngjashme

Back to top button