Pezull

Ka muaj që duart s`më punojnë
dhe koka me bën dimër tej e tej;
s`e di se nga më vijnë dhe ku shkojnë
ca akuj kallur tinëz nëpër dej.

Çdo ditë gishtërinjtë i flasin nikotinës
ca fjale uloke…dhe…sot ashtu…si…dje;
aq sa je gati me grusht ti biesh pasqyrës,
fytyrën tënde ta rrëzosh përdhe.
Mungesa e vetmisë më ka munduar
tani i vetëm ndihem si në morg;

në se përshesh me kocka më kanë shtruar
as korbit vetë unë nuk i ndolla kob.
Ngre kurthe ditë-nata;dimër-vera
shtrigon,mpreh thikat;ç`besëlidhje e zezë!
Pas çdo rrënoje iluzionesh, era
fryn,o njeri , mbi ty si mbi varrezë…

Poezi nga Xhevahir Spahiu

Lajme të ngjashme

Back to top button