Është shkelur MO e Kushtetuta, Marrëveshja Përzhino II tallje me opinionin

Përderisa sipas opozitës caktimi i MO-së në listën e reformave të Marrëveshjes Përzhino II është absurde, njohësit e çështjeve politike në vend janë të mendimit se Marrëveshja e Ohrit është një nga shtyllat kyçe të kohezionit në Maqedoni dhe se realizimi i të drejtave të shqiptarëve është i patjetërsueshëm. Ata deklaruan për Portalb se nuk mjafton vetëm të ritheksohet nga faktori ndërkombëtar, duhet vullnet i brendshëm për ta bërë këtë. Ndërkohë që liderët politik e kanë shkelur MO-në dhe Kushtetutën, Marrëveshja e Përzhinos II është tallje me opinionin ndërsa reformat që i duhen vendit janë në Raportin e Pribes. Gjithsesi, përpunimi i një analize të realizmit të MO-së është alternativë e mundshme, por se a do të realizohet mbetet të shohim në ditët në vijim.

Nazim Rashidi: Ritheksimi nuk përbën çështje, Çështje është mungesa e vullnetit për të mbyllur problemet me karakter etnik

Nazim Rashidi
Nazim Rashidi

Marrëveshja e Ohrit është një nga shtyllat kyçe të kohezionit në Maqedoni. Faktori ndërkombëtar këtë e potencon në vazhdimësi dhe në këtë sens përmendja e saj është më shumë si një rikujtim apo dhe thirrje që ajo mos të harrohet ose lihet anash kur në fokus janë çështje të tjera. Ajo është pjesë e Kushtetutës dhe ligjeve por siç ndodh jo të gjitha ligjet respektohen. Të tjera duhen miratuar, kështu që ritheksimi nuk përbën çështje. Çështje është mungesa e vullnetit për të mbyllur problemet me karakter etnik, të cilat siç kemi parë, shpesh keqpërdoren për përfitime politike”-deklaroi gazetari Nazim Rashidi për Portalb.mk, “Ndërkohë është e qartë më se një nga rrugët nëpër të cilën Maqedonia duhet të kalojë është përfundimi i çështjeve të lirive dhe të drejtave etnike të shqiptarëve dhe të tjerëve dhe Maqedonia të kalojë në një fazë tjetër të zhvillimit të saj. Faktori ndërkombëtarë gjithmonë e ka thënë këtë dhe do ta thotë, por sërish, çështja është tek vullneti i brendshëm për ti mbyllur këto çështje.

Mersel Bilalli: Marrëveshja e Përzhinos tallje me opinionin, reformat të shihen në Raportin e Pribes

Mersel Bilalli
Mersel Bilalli

Jo, asgjë serioze nuk ka për MO-në as në Perzhino I e as në Përzhino II. Mendoj se MO është pjesë e Kushtetutës që nuk është implementuar në esencë, falë analfabetizmit dhe papërgjegjësisë politike. Nëse nisemi nga logjika se shumëçka është shkelur nga Kushtetuta aktuale vite me radhë, atëherë përgjegjësia është e përbashkët dhe e njëjtë e kreut të BDI-së me atë të VMRO-së. Por, do mbetet në histori të sqarohet se çka ndodhi me pjesën shqiptare që aq shumë iu nënshtrua Gruevskit, i cili në thelb përdhosi MO-në”-u shpreh Mersel Bilalli, profesor universitar Sa u përket reformave, ato duhet të shihen te raporti i Pribes, i cili nënkupton edhe ndryshime serioze në sistem, ku bëjnë pjesë edhe marrëdhëniet ndëretnike. Sido që të jetë vetë Marrëveshja Përzhino II është një tallje me opinionin. Ku ti gjejmë dy heronj që do të thonë se janë krijuar kushte për zgjedhje fer e demokratike: I pari i opozitës, lideri i maqedonasve, kurse i dyti lideri i shqiptarëve, se edhe pas 40 000 të fshirve nga lista zagjedhore, të pohojë se ka kushte për fer zgjedhje?!

Ndryshe, Raporti i Pribes përfshin reformat që kanë të bëjnë me: MPB-në, Prokurorinë Publike, pavarësinë e gjykatave, Gjykatën Kushtetuese, Ombudsmanin, KSHZ-në, mediat etj.

Stojan Andov: Me gjasë do të përpunohet analizë e realizimit të MO-së

Stojan Andov
Stojan Andov

“Me gjasë janë marrur vesh në Përzhino të përpunohet ndonjë analizë, të shihet çfarë është realizuar, çfarë nuk është realizuar, ku është realizuar që të merr kuptim pastaj’-deklaroi Stojan Andov ish-president i Parlamentit të Maqedonisë.  

I pyetur nëse ka logjikë që Marrëveshja e Ohrit të jetë pjesë e Marrëveshjes së a.q. Përzhino II derisa e njëjta është në Kushtetutë, Andov për Portalb deklaroi “Ka logjikë për arsye se disa rezultate që duhet të ishin arritur deri tani, nuk janë arritur… Akoma nuk ka afrim, nuk ka përmirësim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes popullit maqedonas dhe shqiptarëve në rritjen e besimit të ndërsjellë. Politikat me vite më shumë i larguan sesa që i afruan.”/Portalb.mk

LEXO: Marrëveshja e Përzhinës 1-shi, 15 korrik 2015
LEXO: Marrëveshja e Përzhinës 2-shi, 20 korrik 2016 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button