Ditë jo-pune gjatë vitit

Maqedonia ka gjithsej 26 ditë jo pune gjatë këtij viti. 11 kanë të bëjnë për të gjithë qytetarët. Pushimi i ardhshëm për të gjithë qytetarët në vend është më 21 prill, dita e dytë e Pashkëve, e ndjekur nga 1 maji, dita e Punës dhe 24 Maj – dita e Kirilit dhe Metodit. Ditë jo pune për gjithë qytetarët do jetë edhe 28 korriku Dita e parë e Fitër Bajramit, si dhe dy gushti Ilindeni dhe 8 shtatori, Dita e Pavarësisë . Në tetor do të ketë dy ditë jo- pune – një më datën 11,Dita e kryengritjes dhe një më 23 tetor, Dita e luftës revolucionare  Festa e fundit për këtë vit është 8 dhjetori, Shën Klimenti i Ohrit.

• 21 Prill -Dita e dytë e Pashkëve ,

• 1 Maj- Dita  e Punës

• 24 Maj – Shën Kirili dhe Metodi

• 28 korrik – Dita e parë e Fitër Bajramit

• 2 Gusht – Ilindeni

• 8 Shtatori -Dita e Pavarësisë

• 11 Tetor – Dita e Kryengritjes

• 23 tetori – Dita e luftës revolucionare

• 8 dhjetor – Shën Klementi i Ohrit .

15 ditët e mbetura janë festa jo- pune fetare ose ditë të pjesëtarëve të bashkësive në vend .

Për besimtarët  mysliman ditë jo pune është 4 tetori Kurban Bajrami. Ditë jo punë për shqiptarët gjithashtu është edhe 22 nëntori – Dita e alfabetit. Për besimtarët ortodoks ditë jo pune janë Buzmi, Uji Bekuar, E premtja e madhe, Shpirtrat dhe Shën Mëria e madhe

• 6 Janar – Buzmi

• 19 janar- Uji Bekuar 

• 18 Prill -E premtja e madhe 

• 6 Qershor – Shpirtrat 

• 28 gusht – Shën Mëria e madhe

Nëse kompanitë vendosin të punojnë për festa, atë duhet ta raportojnë tek autoritetet kompetente  dhe të paguajnë mëditje për të pubnësuarit.

Mëditjet duhet të jenë 150 për qind , dhe dënimet për mos- pagesën arrijnë shumën 7 mijë euro.

Edhe pse Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi për kontrolle në vitet e fundit, megjithatë nuk ka të dhëna nga të cilat do të dihet nëse kompani të caktuara janë dënuar për mos pagesë të mëditjeve festive.

Biznesmenët një kohë të gjatë reagojnë se vendi ka shumë festa që janë në dëm të ekonomisë.

Ndryshe më shumë ditë jo pune ka në Mbretërinë e Bashkuar gjithsej 28, ndërsa më pak në Kinë dhe Kanada, ku ka vetëm 10 ditë jo pune për tërë vitin. /alsat!

Lajme të ngjashme

Back to top button