Italia me ligj të ri për mbetjet e ushqimeve

Ligjvënësit në Itali kanë miratuar legjislacionin për ushqimin e mbetur, që të dhurohet tek familjet në nevojë. Vizitorët e restoraneve, ushqimin që mbetet duhet ta marrin me veti dhe jo të hedhet në kontenjerë.

Ministri i Agrikulturës Maurizio Martina, tha se ligji është si rrjedhojë e panairit Expo 2015, që fokusohet në sigurinë e ushqimit.

Qeveria italiane ka deklaruar se mbetjet e ushqimit i kushtojnë ekonomisë 12.5 milionë euro për vit.

Sipas ligjit të ri, ushqimi dhurohet më lehtë për nevojtarët duke i lejuar bizneset për të regjistruar donacione në një formë të thjeshtë çdo muaj.

Po ashtu, pronarët e bizneseve do të paguajnë tatim më pak, si dhe nuk do të ketë sasi të njejtë të mbeturinave. /REL

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button