Alfa-t, vitin e kaluar arrestuan 3.582 persona

Pjesëtarët e Njësisë për luftë kundër krimit “Alfat” gjatë vitit të kaluar, 2013, gjatë kryerjes së veprimtarisë motopatrulluese, gjithsejt kanë kryer legjitimimin e 11.606 personave, është kryer kontroll i gjithsejt 1.182 automjeteve të udhëtarëve, ndërsa në baza të ndryshme, janë arrestuar gjithsejt 3.582 persona.

Në bazë të telegramit janë arrestuar 429 persona, gjurmime, zëdhënës, urdhër nga Gjykata themelore 342 persona, për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale 542 persona, për vepër të kryer penale 361 persona, në vend ngjarje në kryerje ë vepërs penale janë arrestuar 203 persona, për vujatje të dënimit me burg 23. Për konfirmimin e identitetit 77 persona, për mbajtje të mjeteve të palejueshme 49 persona dhe shtetas të huaj me qëndrim të parregullt në Republikën e Maqedonisë 39 persona.

Gjithsejt persona të arrestuar për shkelje të rendit dhe qetësisë publike dhe kundërvajtje të tjera janë 404 persona, persona të arrestuar me armë janë 32, për posedim të drogave 608, ndërsa të arrestuar me automjet të udhëtarëve janë 283 persona.

-Alfat, policore kanë asistuar në gjithsejt 245 raste gjatë kryerjes së bastisjeve në shtëpi dhe hapësira të tjera.

Në kuadër të bastisjeve janë gjetur: disa pushkë gjuetie dhe municion pa dokumentacion, pistoletë, disa karikatorë me plumba, pistoletë sinjalizuese, pushkë ajrore, xhupa me shenja të policisë, 50.000,00 denarë dhe karta kreditore në emër dhe mbiemër tjetër, një sasi e konsiderueshme e stolive të arit në interes të shërbimit, printues, kontrata noterie, deklaracione të doganës, pistoletë e llojit EKOL, tre motoçikleta dhe pjesë të veshmbathjes me të cilat është kryer vepër penale, sasi më e madhe e pijeve alkoolike, pistoletë pa Pëlqim dhe pushkë gjuetie…

Alfat, mes tjerash kanë kryer marrjen në pyetje të gjithsejt 66 personave, ndërsa 250 të tjerë ua kanë dorëzuar patrullës së komunikacionit./kurir.sq

Lajme të ngjashme

Back to top button