Kufiri maqedono-grek, arestohet shqiptarja me heroinë

Nje shtetase shqiptare eshte arrestuar mengjesin e sotem ne Maqedoni, pasi iu gjeten rreth 2 kg heroine, te ndara ne qese plastike te cilat i kishte lidhur pas trupit. Shqiptarja me inicialet A.K nga Tirana eshte kapur ne piken e kalimit kufitar Bogorodice mes Maqedonise dhe Greqise. 

Autoritetet doganore te Maqedonise bene te ditur se jane gjetur 2 kilograme droge, heroine e cilesise se larte, ne autobusin e linjes Stamboll–Shkup, i cili po hynte ne Maqedoni sot rreth ores 05:30 te mengjesit. 

Mesohet se shtetasja shqiptare ka pranuar se kishte arritur marreveshje per transportin e droges per vetem 300 euro me nje shtetas te panjohur turk. Ajo gjithashtu ka thene se per t`i hyre ketij biznesi ilegal te transportit te lendes narkotike ishte kontaktuar nga nje shtetas shqiptar. 

Autoritetet doganore theksuan se vlera e kesaj sasie te droges se paster arrin ne 50 mije euro. 

Lajme të ngjashme

Back to top button