Finalja e madhe “Juventus” – “Suk Impeks”

Sonte në mbrëmje në Sllupçan të Komunës së Likovës do të mësohet se kush do të fitoj titullin e edicionit të katërt me radhë të turneut përkujtimor “Hoxhë Jakup Asipi”. 

(Ekipi Juventus nga Shkupi)

Dy ekipet shumë të forta nga Shkupi, që në radhët e tyre kanë futbollist cilësorë, do të ngrenë kupën e fituesit, të njërit nga turnet më të mëdha të futbollit të vogël në Maqedoni. 
Finalja në mes ekipeve Juventus” dhe “Suk Impeks”do të fillojë në orën 20:00.

(Ekipi i Suk Impeks nga Shkupi, finalist i turneut “Hoxhë Jakup Asipi)

Organizatorët kanë njoftuar se në këtë mbrëmje priten të marrin pjesë mysafirë të shumtë, midis të cilëve boksieri i njohur shqiptar, Nuri Seferi, karateisti Berat Jakupi, nënkryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini, ndihmës seleksionuesi i Reprezentacionit të Maqedonisë në futboll Argjend Beqiri, Qani Sulejmani kryetar i Ligës shqiptare të futbollit në Austri si dhe mysafirë të tjerë. Turneu gjatë garave ka numëruar plot 32 ekipe. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button