Policia e Tiranës vendos 1303 gjoba në 24 orë

Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit ka vendosur 1303 gjoba, kryesisht të vendosura për moszbatim të sinjalistikës, ecje tej normave të lejuara dhe parkim të gabuar.

Në një njoftim të saj, policia e Tiranës thekson se në bashkëpunim me misionin “Pameca” ka planifikuar masa konkrete për përmirësimin e parametrave të qarkullimit rrugor në kryeqytet.

“Aktualisht sipas planifikimit u vendosën shumë nxënës të shkollave të mesme të Tiranës, që kanë marrë sensibilizimin teorik, për të asistuar praktikisht pranë punonjësit të policisë rrugorë të veshur me (jelek të qarkullimit), me qëllim ndërgjegjësimin qytetar për respektimin e rregullave në fushën e qarkullimit rrugor” , thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Tiranës gjithashtu kërkon edhe bashkëpunimin e përdoruesve të rrugës, si të këmbësorëve ashtu edhe të drejtuesve të mjeteve, për respektimin e dispozitave në fushën e qarkullimit rrugor./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button