Vulin: Gjakovarët nuk janë njerëz (Video)

Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin pas dështimit që të hyjë në Kishën Ortodokse në Gjakovë, ka mbetur shumë i inatosur sa që ka fyer nënat, baballarët dhe familjarët e viktimave të luftës dhe të zhdukurve në Kosovë, të cilët protestuan para Kishës.

Ai ka thënë se ata “nuk janë njerëz”.

“Ndoshta kanë qenë shqiptarë, nuk e di, por njerëz ju siguroj se nuk kanë qenë”, ka thënë Vulin për Radio Televzionin e Serbisë.

Ai poashtu ka bërë thirrje te komuniteti ndërkombëtarë që të punojnë më shumë për sigurimin e të drejtave të serbëve në Kosovë.

Deklaratën e Vulnit mund ta dëgjoni duke klikuar këtu:

Vulinit i ndalohet vizita në Gjakovë

Ministria e Punëve të Brendshme ia ndaloi Vulinit shkuarjen në Gjakovë, njofton nëpërmjet një komunikate kjo ministri.

“Me qëllim të sqarimit te opinionit lidhur me kërkesën e Aleksander Vulin për të vizituar Republikën e Kosovës, përkatësisht komunat e Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Graçanicës, dëshirojmë t’i informojmë se ministri i MPB-së, Bajram Rexhepi, më datë 3 janar 2014, ka marrë vendim për të refuzuar vizitën e Vulinit në Komunën e Gjakovës, e paraparë për datë 6 dhe 7 janar 2014”, thotë komunikata e MPB-së, ndërsa bashkëngjit letrën e ministrit Rexhepi drejtuar shefit të Zyrës së BE-së në Kosovës, Samuel Zbogar”.

“MPB-ja siguron gjithë qytetarët e vendit se çdo vendim për lejimin apo moslejimin e vizitave të tilla merret me përgjegjësi shtetërore dhe institucionale, duke respektuar legjislacionin në fuçi dhe në përputhje me interesat e qytetarëve të vendit.

Në këtë drejtim, MPB-ja fton autoritetet komunale në Gjakovë të mos krijojnë shqetësime dhe brenga për qytetarët, para se të njihen me realitetin, i cili është se Vulinit i është refuzuar kërkesa dhe nuk do të lejohet të vizitojë Komunën e Gjakovës”, mbyllet komunikata e MPB-së.

Zhbllokohen autobusët, bllokohet hyrja e Kishës

Ndërkohë që Policia e Kosovës ka zhbllokuar rrugën afër Kishës ortodokse serbe nga automjetet, ndërsa autobusët janë nisur në drejtim të objektit, dhjetëra qytetarë të Gjakovës kanë bllokuar hyrjen e kishës, duke dashur që në këtë mënyrë t’i pengojnë të futën brenda pelegrinët serbë.

Burimet e Koha.net-it nga Gjakova tregojnë se dy autobusë me pelegrinë serbë, që kanë dashur të shkojnë në Kishën ortodokse serbe për festimin e Krishtlindjeve, janë bllokuar rreth 100 metra afër kishës.

Ata janë bllokuar nga automjetet, të cilët janë lënë në mes të rrugës. Nuk dihet se ku janë shoferët, teksa Policia e Kosovës është në kërkim të tyre për zhbllokimin e rrugës.

Besnik Sharani është arrestuar nga policia, pasi që kishte tentuar që ta bllokonte një pjesë të rrugës me drurë. Merret vesh se Sharani rrjedh nga një familje me shumë të zhdukur nga koha e luftës./ Zëri /

Lajme të ngjashme

Back to top button