Ruzhin: Po afrohet data për kthimin e kredisë

Zyrtari i lartë i partisë Liberal Demokrate Nano Ruzhin ka thënë se pret rënie drastike të rejtingut të partisë në pushtet si rezultat i krizës sociale, politike dhe ekonomike.

 „Po afrohet data për kthimin  e kredisë. Para do të ketë çdo dit e më pak, ndërsa shteti do të merr borxhe të tjera. Tensionet sociale, ndëretnike dhe politike mund të intensifikohen. Nuk besoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme ndërsa ato presidenciale do të jenë të pa parashikuara  për dy arsye: Rreziku nga cenzusi dhe sjellja e BDI-së . Gjithsesi kjo çështje varet nga fakti se kush do të jenë kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, dhe nëse BDI do të pajtohet me ato”, ka deklaruar Ruzhin për Faktor.

Lajme të ngjashme

Back to top button