Lëndohen njerëz në bulevardin “Arradhat e Partizanëve” (FOTO)

Tre persona janë lënduar gjatë një ndeshje në komunikacion. 

Vozitësit e “Shevrolet spark” dhe “Fiat punto” janë përplasur rreth orës 9 30 në udhëkryqin mes bulevardit “Arradhat e Partizanëve” dhe bulevardin “ Revolucioni i tetorit”.

Sipas dëshmitarëve deri te ndeshja ka ardhur pasi që semaforët e udhëkryqit kanë qenë të ndalur për shkak të kalimit të një veture zyrtare, ndërsa nga përplasja e madhe vetura “spark” është rrokullisur. 

Të lënduarit janë hospitalizuar nga ana e tre ekipeve të ndihmës së shpejtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button