Peugeot 308 karavan për 2014 (Foto)

Peugeot ka zbuluar fotografitë dhe specifikacionet e gjeneratës së re të modelit 308 SW, i cili në mars pritet ti prezantohet publikut në panairin e veturave në Gjenevë.

Kur është fjala për tregun evropian të automobilave, panairi i parë i veturave të këtij viti pritet të organizohet në mars në Gjenevë. Edhe pse na ndajnë dy muaj nga fillimi i këtij panairi, prodhuesit e automobilave tashmë kanë filluar të paralajmërojnë modelet e reja që do të jenë prezent në panair. Kështu Peugeot ka publikuar detajet e gjeneratës së re të karvanit kompakt i dedikuar për hatchbakun e modelit 308.

Sa i përket dimensioneve, 308 SW është i gjatë 4.580 mm, që i bie të jetë për 33 cm më i gjatë sesa modeli standard i 308. Në këtë mënyrë hapësira e bagazhit konsiderohet si njëra prej karakteristikave kryesore për secilin blerës, ku për më shumë se 140 litra është zgjeruar që i bie në total të jetë 610 litra. 308 SW është i shtrirë në platformën e re EMP2, falë paraardhësit më të lehtë thonë në kompaninë prestigjioze franceze.

Sa i përket fuqisë motorike, në paketën e ofertave do të jenë motorët me 1.2 litra me benzinë me 83 KF, dhe me 1.6 litra me benzinë në versionin me 125 dhe 156 KF, derisa ata me naftë me 1.6 litra HDi dhe e-HDi me 92 dhe 115 KF.(Tribuna)

Lajme të ngjashme

Back to top button