Kaka: Krenar që po shkruaj historinë e Milanit

Sulmuesi i Milanit, Kaka, ka thënë se ai është krenar që është pjesë e historisë së klubit pasi ka shënuar golin e 100-të në fanellën Rossonere. 

“Unë nuk di si të shprehem. Jam krenar që jam pjesë e historisë së këtij klubi”.

“Secili gol që unë shënoj më kënaq. Sa herë unë dëgjoj fansat vërtet ndihem mirë. Më jep ndjenjë të mirë sepse unë e di se vjen nga zemra e tyre.

“Kjo ishte mënyra më e mirë për të filluar vitin 2014”, ka thënë Kaka.

Lajme të ngjashme

Back to top button