Zaev dhe Shekerinska në takim me Fyle
Kryetari i partisë opozitare Zoran Zaev së bashku më zëvendësen e tij Radmilla Shekerinska sot në Bruksel pritet të takohen me komisarin për zgjerim Shtefan Fyle.
Zaev dhe Sheqerinska në Bruksel do të qëndrojnë dy ditë. Nga LSDM-ja nuk japing detaje për takimin e sotëm.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian Petar Stano ka deklaruar se euro-komisari për zgjerim, në ditë feste do të takohet me dyshen udhëheqëse të partisë më të madhe opozitare në vend.
“ Kjo është pjesë e kontakteve të vazhdueshme që euro-komisari Fyle i ka me vendet që synojnë anëtarësimin në BE. Në agjendën e komisarit nuk shoh ndonjë takim tjetër me politikan të IRJM-së gjatë ditëve në vijim, por definitivisht do ti ketë më shumë gjatë këtij viti e cila do të jetë intensive, deklaroi Stano.
Zëdhënësi nuk ka zbuluar se çka do të bisedohet në këtë takim por është e qartë se tema kryesore do të jenë eurointegrimet dhe roli i opozitës në këtë drejtim.