fbpx

I vrari në Siri ishte veteran i UÇK-së (FOTO)

Hetem Dema nga Kaçaniku i vrarë në luftën e Sirisë në përballje me forcat e regjimit të Bashar Al Assadit ishte edhe veteran i Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës UCK-së, bëjnë të ditura burime të Express.

Sipas këtyre burimeve, i njëjti ka qenë shumë aktiv në jetën publike në Kaçanik, duke qenë edhe një nga sportistët e dalluar të kësaj qyteze. Ai është marrë me futboll.

Njerëz që e kanë njohur për së afërmi Hetem Demën tregojnë që i njëjti nuk ka pasur vazhdimisht qasje ekstreme ndaj koncepteve të islamit, deri sa luftën e ka konsideruar si të domosdoshme duke parë , sipas tyre, krimin që regjimi i Asadit po bënte mbi popullatën e Sirisë.

Hetem Dema, i lindur në vitin 1974 së fundi ka punuar në kompaninë e mobilieve “Divani & Deco” në Ferizaj, derisa pas ka lënë gruan, një vajzë dhe një djalë.

Express ka provuar që të kontaktoi me familjen me numrat që ka pasur në dispozicion, por kjo deri tash ka qenë e pa mundur.

Tash, në profilin e tij në facebook kanë filluar të vijnë “urimet” nga shokët e tij të luftës për rënien e tij “shehid”, dhe disa e kanë publikuar në këtë profil edhe fotografinë e tij i vrarë, por që Express nuk do ta publikoi, për shkaqe etike.

“Vellau jon Haxhi Hetemi Shehid in sha Allah .. Allahu ja pranoft shehidllekun dhe e bashkoft me pejgamberin salallahi alejhi ëe selem”, shkruan në profilin e Hetemit Lavdrim Muhaxheri, muxhahedini kosovar që u bë i famshëm me videon e tij ne youtube duke ftuar që shqiptarët të i bashkohen luftës në Siri.

Lajme të ngjashme

Back to top button