Grujo pritet me nderime në Shipkovicë!?

Duke e pritur me nderime si shpëtimtar ish-kryeministrin Gruevski në Shipkovicë, një pjesë e shqiptarëve e Maqedonisë vazhdojnë të bëjnë gafat e radhës. Për ata shqiptarë, ish-zëvendëskryeministri Gruevski, qenka shpëtimtari dhe mesia që do t’i zgjidhë hallet e shqiptarëve të malësisë së Tetovës. Në vend që shqiptarët e këtij fshati dhe më gjerë do duhej të kërkonin përgjegjësi nga ai, për politika segregacioniste në fshatrat dhe qytetet me shumicë shqiptare.

Shpjegime për regres ekonomik dhe zhvillim selektiv ekonomik në baza nacional, përgjegjësi për fushatat ndëshkuese antishqiptare të ndërmarra ndër vite kundër shqiptarëve që shfaqnin kërkesa legjitime për më shumë të drejta kombëtare. Përkundrazi, një pjesë e pavetëdijshme e fshatit Shipkovicë e mirëpresin dhe dëgjojnë nga ai premtimet dhe mashtrimet e fushatës së pashpallur zgjedhore. Ja ky është niveli i vetëdijes kombëtare i gjysmë analfabetëve shqiptarë. Pas më shumë se dy dekada të politikës antishqiptare të Car Nikollës, një pjesë e shqiptarëve nuk arrijnë të kuptojnë se është ai përgjegjësi i zvarritjes dhe prapambetjes ekonomike në pjesën perëndimore të Maqedonisë ku shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë..

Në këto kushteve të rënda ekonomike dhe sociale si pasojë edhe e fatkeqësive natyrore disa fatkeqe po kërkojnë ndihmë në personin e gabuar. Kjo situatë e degraduar ekonomike që ka pllakosur zonat shqiptare, është rezultat i politikave selektive ekonomike në vend nga qeveria e koalicionit DUI – VMRO, kundër interesave dhe zhvillimit ekonomik të shqiptarëve. Kjo vizitë e programuar është “makiazh i dhembshurisë” së Grujos, për zonat e dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore dhe një rast i mirë për të kërkuar vota për të çelikosur koalicionin e ardhshëm VMRO-DUI.

Ja pra , aleanca e përjetshme DUI-VMRO funksionon për të mirën e tyre dhe për të keqen e shqiptarëve! Deri kur shqiptarët do presin dhe të shpresojnë nga shtypësit e lirive qytetare dhe kombëtare t’u premtojë bollëk ekonomik? Në fakt ai vazhdon të tregojë përralla për mirëqenien qytetare pa dallime nacionale. Shqiptarët e kësaj pjese të pavetëdijshme që kanë shpresa te kral Nikolla, për të “dalë nga qorsokaku” duhet ta dinë se e mira dhe prosperiteti ekonomik nuk ka ardhur kurrë nga krajlat e cilitdo pushtet. Shqiptarët nuk janë të barabartë me sllavët në asnjë fushë ,si në ato ekonomike , politike dhe sociale. E tërë kjo ,për shkak të politikave antishqiptare të mirë koordinuara nga parterët e koalicionit kuq e blu . Ne shqiptarët duhet të kërkojnë pa lëmoshë barazinë e plotë me sllavët ,në të kundërtën shtypja dhe skllavërimi do vazhdojë si deri sot mbi kurrizin tonë. Sa më shpejtë të vetëdijesohemi aq më mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button