Apel për ndihmë: Jeta e 26 vjeçares nga Gostivari varet nga aparati për dializë ose transplantimi i veshkës

“Zinepe Iseini, e datëlindjes 1988 nga Gostivari, është një vajzë 26 vjeçare, e vetmuar, e pa punësuar, jeton me ndihmë sociale rreth 3.000 denarë dhe ndihmave të bamirësve, që nuk i mjaftojnë për jetë normale, sepse ajo që nga mosha e sajë 15 vjeçare –pra plot 11 vjet, vuan nga sëmundja e veshkave dhe trajtohet në Spitalin e qytetit të Gostivarit, në repartin e hemodializës”, thuhet në apelit për ndihmë të dërguar në Portalb, duke shtuar se ajo, bën dializë 3 herë në javë, dhe shpëtim i vetëm është dializa, pra gjendja shëndetësore dhe jeta e saj momentalisht varen nga aparati për dializë, ose transplantimi i veshkës, që zakonisht ka kosto të lartë të transplantimit nëpër qendra ku bëhen ndërhyrje të tilla, edhe nëse gjendet donori i veshkës.

“Për transplantim të veshkës nevojitet një sasi e konsideruar e mjeteve materiale, të cilat Zinepe Iseini nuk i posedon, por ajo vuan edhe për gjërat elementare për jetë normale. Përmes këtij APELI, ajo i drejtohet të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë që ta ndihmojnë këtë vajzë me mundësitë që kanë, duke shprehur falënderimet paraprake”, thuhet në apelin për ndihmë.

Të gjithë ata që duan dhe munden të ndihmojnë këtë vajzë atë mund ta bëjnë përmes xhirollogarive bankare të hapura në:
Xhiro llogaria për euro: Stopanska Banka AD-Skopje
Nr. MK 07200002223083628
Zinep Iseini
Xhirollogaria për denarë: Stopanska Banka AD – Skopje
Nr. 200002485016317
Zinepe Iseini

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button