Halili: PPD ringjallet së shpejti

Edhe një tentim për ringjalljen e Partisë për Prosperitet Demokratik. Këtë për Portalb e konfirmon ish deputeti i kësaj partie, Muhamet Halili. Ai thotë se kuvendi themelues i kësaj partie do të jetë brenda kësaj jave në Tetovë.

“Do ta aprovojmë statutin dhe linjat kryesore të programit tonë që të mund të regjistrohemi si parti. Bëjmë përpjekje ta zgjerojmë rrjetin së bashku me disa intelektualë shqiptar të cilët dëshirojnë gjithashtu të krijojnë parti politike” thotë ai.

“Kemi njerëz të ri si dhe gjithashtu jemi të hapur për më shumë persona. Kjo është një iniciativë për ti bashkuar të gjitha nismat për parti të re në një. Nuk jemi të ngarkuar me atë se cili do të jetë kryetar partie, qëllimi është ta rikthejmë politikën e mirëfilltë brenda-shqiptare në Maqedoni. Të kthehet politika e vërtetë shqiptare e jo të bëhen tenderë.  Politika të jetë në favor të çështjes kombëtare e jo individuale“shprehet për Portalb, Halili

PortAlb: Ka nevojë edhe një parti opozitare në vend, mes gjitha atyre?
“Do të bëjmë përpjekjet tona që të bashkohemi me gjithë opozitën. Tani për tani bashkëpunojmë me ata që synojnë krijimin e partive të reja. Do të krijojmë njerëz të ri që nuk do e keqpërdorin politikën.” thotë për Portalb, Halili.

PortAlb : Bëheni gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare?
“Po, edhe pse do të jetë vështirë të garojmë megjithatë ne jemi gati në aspektin strukturor dhe statutit dhe programor. Kemi përkrahës ndër të ri dhe intelektual, ndër shtresat që dikur kanë qenë PPD” tha Halili. /Portalb

Kjo parti diku para zgjedhjeve lokale në mars të vitit të kaluar kishte iniciativë të ngjashme por nuk doli në skenën politike me ndonjë rezultat të frytshëm.

PPD ka qenë partia e parë shqiptare në Parlamentin e Maqedonisë pas pavarësimit të vendit tonë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button