Në moshën 92-vjeçare, ndërron jetë mbretëresha e Rumanisë

Mbretëresha Anne e Rumanisë, e njohur edhe me emrin e saj rumun, Ana, vdiq dje në “Morges Hospital” në Zvicër, në moshën 92-vjeçare, njoftoi zyra e shtypit e mbretit rumun, Mihai.

Në momentet e fundit të mbretëreshës, me të ishin princeshat Margareta, Elena, Maria si edhe princi Radu, ndërkohë që mbreti vinte çdo ditë në spital. Një ditë para vdekjes mbretëreshën e vizitoi edhe prifti i kishës ‘Saint Mary’s of Morges”, thuhet në komunikatën e rastit të zyrës së sipërcituar.

Sipas traditës funerale mbretërore rumune, trupi i mbretëreshës Anne do të vendoset për homazhe në kështjellën ”Hall of Honour of Peles”, pastaj në Pallatin Mbretëror në Bukuresht.

Funerali i fundit mbretëror në Rumani është bërë më 24 korrik 1938, kur vdiq mbretëresha Maria.

Familja mbretërore do të dekretojë shtatë ditë zi pas funeralit./ata

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button