Blero flet për martesë pas ndarjes nga Afrona?

Vetëm dy ditë pas lajmit se këngëtari nga Kosova, Blerim Muharremi, është ndarë nga bashkëshortja e tij e dytë, Afrona Dika, të gjitha lëvizjet e tij dhe të modeles janë të vëzhguara nga të gjithë. Pasi Afrona i fshiu të gjitha fotot me Bleron nga profilet e saj sociale, të njëjtën gjë bëri edhe ai pak pas saj.

Por edhe pse asnjë prej të dyve nuk ka reaguar publikisht për arsyet e kësaj ndarjeje, sot Blero ka lëvizur edhe një herë tjetër ujërat në profilin e tij në Instagram. Në foton e fundit të postuar, i veshur me kostun dhëndri, mesazhi që ka lënë këngëtari i ka bërë konfuzë edhe fansat që e ndjekin virtualisht: “As njet se kam (as nuk e kam ndër mend)” – shkruan këngëtari pas kësaj fotoje.

Të shumta janë aludimet pas këtij statusi: ҫfarë nuk ka ndër mend të bëjë këngëtari? Të martohet edhe një herë tjetër (nisur nga kostumi i dhëndërisë), të flasë publikisht për ҫka ka ndodhur mes tij dhe Afronës (meqenëse disa media kosovare kanë tentuar ta pyesin ҫfarë ka ndodhur), apo këtë mesazh artisti e ka dedikim për dikë tjetër?

Ndërkohë, Afrona i është kthyer këto ditë e qetë vendlindjes së saj, Dibrës, dhe për momentin po shijon natyrën dhe ajrin e pastër, duke u larguar edhe nga Zvicra ku jeton aktualisht, por edhe nga Prishtina ku bashkëjetonte me Bleron.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button