Fotografitë e Vedatit nga lufta e Sirisë, në këngën e Ellie Goulding

Tri fotografi të fotografit Vedat Xhymshiti të bëra në Siri kanë dalë si ilustrim i këngës më të re të këngëtares Ellie Goulding të quajtur “I knoë you Care”.

Por ende nuk dihet se a do të jetë ky spoti zyrtar i Ellie, por Xhymshiti në një prononcim për Express ka thënë se fotografitë që janë bërë nga ai për agjenci të caktuara janë kontaktuar nga ai para se kënga të plasohej në youtube.com.

“Fotografitë janë marr nga arkivat e gazetës Der Spiegel, dhe AFP, për të cilat unë kam qenë i angazhuar gjatë vitit 2012 në Siri”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se fotot janë për qëllime humanitare.

“Për këtë ende nuk e di, mirëpo e di që autorët e fotografive jemi njoftuar nga redaksitë prej të cilave janë marr fotografitë. Kjo ka qenë iniciative e këngëtares në bashkëpunim me ‘Save the Children’. Sigurisht kur më është thënë se produktet fotografike do të përdoren për mision solidar me fëmijët sirian për të kërkuar ndihmë për të mbështetur shpëtimin e tyre, për mua ka mjaftuar kjo”, tha Xhymshiti.

Lajme të ngjashme

Back to top button