Në Bolivi janë konfiskuar 7,5 tonë kokainë

Policia në Bolivi konfiskoi 7,5 tonë kokainë, dedikuar për shitje në SHBA dhe arrestoi tre bolivianë, lajmëroi TASS.

“Droga është zbuluar në kamionë ngarkues dhe është konfiskuar në pikën kufitare në kufi me Kilin. Kokaina duhej të dërgohj në Honduras, e prej atje në SHBA”, deklaroi në konferencë pë shtyp ministri bolivian i Punëve të Brendshme, Karlos Romero.

Ai saktësoi se në Hinduras ajo sasi e drogës do të kushtonte mbi 160 milionë dollarë, ndërsa në SHBA mbi 350 milionë dolalrë.

###

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button