(FOTO) Struga e pushtuar nga mbeturinat

Pjesë nga ky qytet atraktiv e turistik duket se kohëve te fundit janë lënë pas dore.
Nëse do të bëjmë një shëtitje nëpër qytet, sidomos në pjesën e plazhit do të vërejmë mbeturinat e hedhura nëpër tokë gjë që të le përshtypjen se qyteti po ngulfatet në bërllok.


Edhe pse plazhi nuk frekuentohet nga turistët pasi që jemi në stinën e dimrit, megjithatë ekipi i Portalb ka vërejtur se ai u ka shërbyer disave si vend për të zbrazur qeset e tyre të zbrazëta.


Si që shihni në fotografi, e gjithë zona e  bregut në plazhin e femrave është e mbuluar me qese, shishe plastike, kallame te prera e te hedhura nëpër rërë e të tjera plehra te cilat prishin imazhin e Strugës “piktoreske”. 


Qytetarët ankohen për këtë pakujdesi.

“Për katandisjen e qytetit në këtë gjendje, në një farë mase shkaktarë jemi ne qytetarët dhe papërgjegjshmëria jonë” shprehet N.B e megjithatë, vazhdon ai, s’po shohim të ndërmerret ndonjë veprim në këtë çështje nga ana e Ndërmarrjes Publike Komunale.

Nga kjo ndërmarrje nuk deshën të prononcohen për Portalb me arsyetimin se “Nuk kanë kohë”.

Blerona Jakupi, Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button