Kristijan Timonie ambasador i ri i Francës në Maqedoni

Kristijan Timonie është emëruar ambasador i Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

Emërimi i Kristijan Timonie është shpallë në Gazetën Zyrtare në Francë dhe në funksionin ambasador ai do ta zëvendësojë ambasadoren e deritanishme Lorens Oer, mansadi i së cilës përfundon.

Kristijan Timonie është diplomat nga karriera dhe më parë ka qenë konsull i pëgjithshëm në Napoli dhe Selanik, ndërsa për momentin ishte anëtar i ekipit të përgjithshëm në cilësi të këshilltarit diplomatik të Misionit për shënimin e njëqindvjetorit të Luftës së Parë Botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button