BDI: ambasada të përbashkëta me Serbinë, asgjë kontestuese

Bashkimi Demokratik për Integrim arsyeton idenë për përfaqësi të përbashkëta diplomatike me disa vende të rajonit përfshirë edhe Serbinë. Sipas partisë së Ahmetit kjo paraqet praktikë evropiane dhe se paragjykimet mes vendeve të rajonit duhet të kapërcehen.

“Është praktikë evropiane  e cila shfrytëzohet në shumë shtete të vogla. Do të shohim me cilat shtete Maqedonia do të ketë interes ekonomik më të mirë për të mbuluar përfaqësitë diplomatike në rajon. Nuk paragjykohet me cilin shtet, a do të jetë Shqipëria, Kosova, Kroacia, Serbia, Mali i Zi nuk është me rëndësi. Rajoni po frymon ndryshe, bashkëpunimi  rajonal ka marrë një trajtë tjetër, po përgatitet i tërë rajoni për integrim në BE ku komunikimi, bashkëpunimi do të jetë i një përmase krejtësisht tjetër, andaj mendoj se duhet t’i tejkalojmë ato paragjykime të bashkëpunimit ndër rajonal. Nëse Ministria e Jashtme sheh interes në objektet e përbashkëta ose në kursimin e resurseve, mund të arrihet efikasiteti i njëjtë në përfaqësimin diplomatik, mendoj se është krejtësisht e arsyeshme”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së për Alsat-M.

Sipas Mersel Bilallit, kjo ide nuk është? kontestuese, por është? kontestuese situata e një balanci të nevojshëm për ne që nuk respektohet nga kryeministri, i cili gjithë kohën për punët e rëndësishme të shtetit punon bën marketing dhe kampanjë zgjedhore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button