Pengohet kontrabandë e dy kilogramë heroine

Nëpunësit doganorë nga kalimi kufitar Bogorodicë penguan tentim për transportimin e dy kilogramë heroine me cilësi të lartë njoftoi Drejtoria Doganore. 

Droga është gjetur te një autobus udhëtarësh i firmës transportuese nga Stmbolli, Turqia gjatë hyrjes në Maqedoni në kalimin kufitar Bogorodicë rreth orës 5:30 minuta. Gjatë kontrollit detajor të pasagjerëve nga autbusi te një pasagjere me shtetësi shqiptare, në trupin e saj, më saktë në pjesën e barkut, janë zbuluar shtatë pako me materie të panjohur pluhuri  me ngjyrë kafe të hapur me peshë prej rreth 2 kilogramësh. 

Pas testimit të bërë të materies të gjetur u konfirmua se bëhet fjalë për drogë narkotike heroinë. 

Autorja dhe heroina janë dorëzuar te inspektorët e Sektorit për hetim, për shkak të ndërmarrjes së veprimeve të mëtjeshme.

Nga procedura parahetimore, janë grumbulluar argumente që tregojnë se e dyshuara ka dakorduar transoport të drogës me autobus  me një çmim prej 300 eurosh.

Lajme të ngjashme

Back to top button