Shkatërruesi, diplomaxhitë, robot-votuesit, Kërçova, Shipkovica…

Kështu shkatërrohet një komb!

Lufton me shekuj, kryengritje mbas kryengritje, vdesin trimat, vijnë matrapazët.

Lufton analfabetizmin, shkollon femitë, krijon intelektual, vin shkatërruesi dhe shkatërron sistemin, intelektualet tjetërsohen dhe zëvendësohen me pseudointelektual me diploma boshe dhe falco, diplomaxhi.

Pastaj shkatërruesi vazhdon, nëpërmjet diplomaxhive anafalbet të xhvesh lakuriq nga atdhedashuria,feja dhe familja. T’i merr fabrikat, paratë kesh nëpër banka, e t’i vazhdon investon në dasma prepotente, teneqet e makinave dhe në shtëpi disakatëshe…

Pastaj diplomaxhiu nëpërmjet shkatërruesit t’i lëpin këpucët që t’ja japish votën, të gënjen e gënjehesh, disa herë kështu e pastaj vin shkatërruesi të shndërron ne robot-votues, ty dhe familjen, se të ka punësuar dhe për një rrogë mban në shtëpi të shkolluarit ndërsa institucionet vuajnë për kuadro …

Shkatërruesit nuk i duhesh më, se të shkatërroi dhe të vjen në oborr, në shtëpi e diplomaxhiu me robot-votuesit i japin mirënjohje shkatërruesit e ai vazhdon të tallet dhe shkatërron më buzëqeshje cinike.

Të plasish prej inati, i them vetes, plas gjith’ ditën e gjith’ natën…

Por, fundi afrohet, afrohet, ngadal dhe me vështirësi, por afrohet… Dielli do të lind përsëri e shkatërruesi dhe diplomaxhitë do të dënohen, si dje në Kërçovë. Ky dënim do jetë shumë i madh, ju thash hija e gyrbetçarëve është e madhe, në letër mund edhe t’i fshish, po ato janë aty midis nesh, ku edhe e kanë vendin. Dënimi do jetë i fuqishëm edhe për nëncmimin në Shipkovicë, si për cinizmin dhe dyftyrësinë e shkatërruesit dhe për nënshtrimin ameboid të diplomaxhive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button