LSDM-ja nuk do të nominon anëtarë në Komisionin për Verifikimin e fakteve

Ka filluar procesi për zgjedhjen e anëtarëve të ri të Komisionit për Verifikimin e Fakteve. Nga partia më e madhe, VMRO DPMNE-ja shprehen se është herët të komentohet për përbërjen, nëse do të mbështeten kandidatët aktualë apo do të ketë emra të rinj. Ndërsa nga BDI-ja shprehen se në kuadër të afateve ligjore do të nominojnë anëtarët e tyre në Komisionin për Verifikimin e fakteve. 

“Në kuadër të Ligjit, BDI-ja do të nominojë përfaqësuesit e vet në kuadër të këtij Komisioni. Besoj se do të ri-kandidojmë anëtarët e njëjtë, mirëpo vendimi do të merret në ditët në vijim”, deklaroi  Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

LSDM-ja, qëndrimin e saj e bëri të ditur që ditën kur Kuvendi verifikoi dorëheqjet e anëtarëve Blagoja Geshovski dhe Janakie Vitanovski. Partia ka vendosur të mos nominojë anëtarë, pasi komisioni është keqpërdorur nga ana e pushtetit dhe i ka shërbyer atij për të qëruar hesapet me të gjithë ata që  kanë mendim ndryshe.

Lajme të ngjashme

Back to top button