Rrënohen shtëpitë e improvizuara të romëve rreth 30 familje ngelën nën qiell të hapur

Eskavatorët e “Higjienës Komunale” të shoqëruar nga policia që në orët e para të mëngjesit rrënuan përtokë lagjen e egër të romëve buzë lumit Vardar nën Kalanë e Shkupit. Janë 30 familje që jetonin aty për shumë vite, por prej sot do të ngelin në qiell të hapur. Banorët theksojnë se rrënimi i vendstrehimit të tyre po bëhet për së dyti herë.

“Për shkak se nuk kemi shtëpi jetojmë në këtë vend në Kala afër Vardarit. 20 vite jetojmë këtu në rrugë. Erdhën në mëngjes dhe na thanë se do ti rrënojnë. Ku të shkoj unë me fëmijët e mi. Shih se sa shumë familje jemi këtu. Çka ju pengojmë ne nuk kemi ku të jetojmë, edhe pse po i rrënojnë ne përsëri nuk do të hiqemi prej këtu”, u shpreh Asan Rexhep, qytetar, tranmseton TV 21.

Këta banorë thonë se nuk dinë ku të shkojnë dhe se në mesin e tyre ka edhe të sëmurë që vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Ziam Memishovski thotë se djali i tij sapo është kthyer nga spitali dhe se s’din se ku do ta strehojë.

Nga qyteti i Shkupit theksojnë se këta banorë disa herë kanë qenë të paralajmëruar që të largohen nga ky lokacion, pasi që strehimi i tyre ishte i paligjshëm. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski thotë se këta banorë të komunitetit rom janë vendosur aty përkohësisht, pasi që sipas tij, ata jetojnë në vende tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button