Gruevski në Shipkovicë, pritet me mirënjohje nga banorët

Nderohet me mirënjohje kreu i VMRO-së Nikolla Gruevski në Shipkovicë, pasi sot mori meritat e dëgjimit të halleve të banorëve të këtij rajoni. Gruevski, që kur ishte kryeministër, ishte i pari që vizitoi banorët e prekur nga përmbytjet e një viti më parë, ndërkohë që prindi Afrim Ahmeti, i cili humbi dy fëmijët e tij në këto përmbytje, sot i dhuroi mirënjohje Gruevskit, raporton Alsat M.

Në këtë vizitë të Gruevskit, të gjitha kambanat e akuzave ranë sërish ndaj autoriteteve të Tetovës, pasi Gruevski u ul sërish me banorët për të dëgjuar hallet, sidomos të atyre që ende nuk i kanë marrë dëmshpërblimet.

Gruevski: Si jeni?

Banor: Mirë, ju si jeni?

Unë e kam pasur shtëpinë shumë të dëmtuar dhe nuk kam marrë ende asnjë gjë, asnjë kompensim…

Gruevski: Përse kështu?

Banori: Ja, unë po ju pyes juve.

Gruevski: Na i jepni të dhënat tuaja dhe do e rishikojmë se çfarë është puna.

Kreu i VMRO-së, pavarësisht se si kryetar partie, tha se Qeveria e ka përfunduar misionin e saj tashmë, dhe se ngecjet, janë vetëm për shkak të moskoordinimeve të pushtetit lokal.

Banorët adresuan te Gruevski edhe një sërë shqetësimesh të tjera, sikurse rreziqet e paraqitjes së mundshme të një situate të ngjashme me atë të një viti më parë.

Edhe për rrugët e pariparuara, Gruevski e la fajin te Komuna e Tetovës. Ekipi i kreut të VMRO-së kishte ardhur pa njoftim në Tetovë, dhe një gjë e tillë u vërtetua edhe nga mungesa e përfaqësuesve të komunë së Tetovës në këtë vizitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button