Shtetasit e Kosovës dynden masivisht në Shqipëri

Nga ora 3-8,30 përmes Vërmicës në Shqipëri kanë hyrë 19 146 shtetas të Kosovës, njofton ATSH. Fillimi i muajit gusht ka regjistruar një fluks të lartë të automjeteve në dogana që lejojnë hyrjen në Shqipëri.

Sipas të dhënave nga Policia Kufitare në të gjitha pikat kufitare ka radhë të gjata automjetesh që presin të hyjnë në vendin tonë.

Një fluks i lartë hyrjesh, sipas burimeve nga Policia Kufitare, është shënuar në doganën e Morinës ku prej orës 3 të mëngjesit deri në orën 8:30 kanë hyrë në Shqipëri 19 146 shtetas të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button